Friday, March 16, 2012

Rona Nishliu shkon në Hollandë



Kanë mbetur vetëm edhe disa ditë deri sa të publikohet versioni final i këngës shqiptare me të cilën këngëtarja e mirënjohur Rona Nishliu do të përfaqëson shqiptarët në Eurovision Song Contest 2012. Gjithçka duket të ketë përfunduar tani dhe këngëtarja është gati të bëjë zyrtarisht prezentimin e këngës së saj.
Ndërkohë, Rona Nishliu e cila po vlerësohet maksimalisht nga organizatat e Eurovizionit për vokalin e saj të mrekullueshem, ka konfirmuar pjesëmarrjen edhe në koncertin promovues në Hollandë. Këtë lajm e bën të njohur organizata e këtij eventi në rrjetet e tyre zyrtare.

Eurovision in Concert 2012 quhet koncerti ku përfaqësuesit e shteteve të ndryshme mund të promovojnë këngët e tyre. Ky do të jetë edhe momenti i parë ku publiku evropian do të njoftohet me këngën shqiptare.
Këtë vit është edicioni i katërt i këtij koncerti i cili mbahet me datën 21 april në Amsterdam të Hollandës. Përkrah Ronës do të performojnë edhe 18 përfaqësues tjerë.

4 comments:

  1. mfal po ja ke fut kor se eurovision in concert kte vit behet ne londer...

    ReplyDelete
    Replies
    1. Helio: Ja ku i gjen burimet zyrtare te cilat kane konfirmuar kete lajm

      http://www.facebook.com/EIC2012

      http://eurovisioninconcert.nl/

      Delete
  2. Helio: Ja ku i gjen burimet zyrtare te cilat kane konfirmuar kete lajm

    http://www.facebook.com/EIC2012

    http://eurovisioninconcert.nl/

    ReplyDelete
  3. po mfal se ngatrrova daten me ate te londres.. po gjithsesi a nuk esht heret me ik per hollande pa nxjerr akoma kengen?

    ReplyDelete