Pas një mirëpritje që i bëri i Shqipëria këngëtares kosovare e cila prezentoi denjësisht shtetin shqiptarë në Eurovision Song Contest 2012, Rona Nishliu ka arrituar sot në Prishtinë pranë familjes së saj.
Në kryeqytetin e Kosovës, artisja shqiptare Rona Nishliu dhe kompozitori i këngës 'Suus' Florent Boshnjaku janë pritur në mënyrë festive nga familjarët, kolegët dhe adhuruesit e këngës 'Suus', nga mediat e shumta si dhe nga presidentja e Kosovës z.Atifete Jahjaga. Presenditja e Kosovës i ka uruar Ronës dhe Florentit suksesin që ata kanë arrirë në Eurovision dhe për përfaqësimin e denjë të vlerave shqiptarëve.